7 Marsi

Festa e mësuesit në nivel kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, si figurën e respektuar të mësuesit, ashtu edhe të gjithë punonjëseve të arsimit, si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribues të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.
Festën edhe më tepër na begatuan nxënësit tanë të zellshëm me programin e tyre kulturo-artistik .
Në evinementin e komunës së Çairit,si mësimdhënës i dalluar nga shkolla jonë këtë vit u zgjodh mësuesja Mirushe Krasniqi.
Falenderojmë Restaurant Pçella për kontributin në shënimin e festës.
….i prijmë rrugës së dijes,mësues të dashur,kudo që jeni e veproni, urime 7 Marsin!